Vijon skandali, mbahen në polici personat që kundërshtuan IKMT në Jalë, mes tyre edhe minorenia 14-vjeçare

Vijon skandali, mbahen në polici personat që kundërshtuan IKMT në Jalë, mes tyre edhe minorenia 14-vjeçare

23:09, 18/09/2018
A+ Aa A-

Prej mesditës së sotme (18 shtator) vijojnë të mbahen në komisariat personat të cilët kundërshtuan prishjen e ndërtimeve në Jalë. Mes personave të shoqëruar është edhe një vajze minorene 14 vjeçare.

Aksioni i IKMT u shoqërua me tensione. Tensionet dhe përplasjet shoqëruan aksionin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Jalë për prishjen e 9 objekteve paraditen e 18 shtatorit. Objektet ishin cilësuar si ndërtim pa leje në tokë shtetërore.

Mbërritja e fadromave të IKMT të shoqëruar nga forca të shumta policie u prit me kundërshti nga banorët,  të cilët thanë se kanë ende pushues në objektet një e dykatëshe të përshtatura si hotele.

Por IKMT theksoi se këto objekte janë skualifikuar nga procesi i legalizimit nga ALUZNI, dhe tashmë po trajtohen si ndërtime të paligjshme në territor që është pronë e ushtrisë, poshtë kampit në Jalë.

Por banorët që sipas IKMT ishin lajmëruar prej kohësh për vendimin, thonë se kanë ndërtuar aty prej 28 vitesh dhe paraqesin dokumente pronësie për tokën mbi bazë të ligjit 7501.

Tensioni u rrit kur fadromat nisën të shembin ndërtesën e parë dy katërshe, ndaj u desh ndërhyrja e policisë për të vënë situatën nën kontroll.

Disa persona u shoqëruan nga Policia, sipas raportimeve mes tyre është edhe një e mitur, por policia e shtetit zyrtarisht nuk kë dhënë asnjë informacion.

Në mbështetje të banorëve mbërritën edhe deputetët demokratë Nada Meçorapaj dhe Agron Shehaj,  ku ky i fundit pati edhe një moment konfrontimi me kreun e IKTM-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco