VIDEO/ Nga burgu në Turqi te prangat në Shqipëri, roli dhe kush është njeriu i Met Kananit

VIDEO/ Nga burgu në Turqi te prangat në Shqipëri, roli dhe kush është njeriu i Met Kananit

18:13, 13/09/2018
A+ Aa A-

Besmir Lupi, i cili u arrestua sot nga Policia e Vlorës, pasi ishte në kërkim për “Trafikim të narkotikëve” dhe “Krijim të grupit të strukturuar kriminal”, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Besmir Lupi 32-vjeçar, që njihet ndryshe si miku i ngushtë i Met Kananit, “Eskobarit” të Ballkanit iu bë publik emri nga policia që në 11 maj të këtij viti, në kuadër të operacionit “Precizioni”. Në komunikatën e policisë së 12 majit thuhej se Lupi ishte në burg në Turqi, ndërsa pak muaj më pas, (sot) ai u arrestua në Vlorë.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë se Lupi kishte bërë 3 muaj burg në Turqi dhe më pas kishte dalë, ndërsa tashmë ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg” nga Krimet e Rënda.

    Roli i të riut në grupin e strukturuar kriminal ishte ai i transportuesit të drogës.

    Grupi kriminal, përbëhej nga 18 anëtarë ishte i lidhur me super-trafikantin e arrestuar në Turqi, Met Kanani dhe u kap me 1.1 ton kanabis në Turqi, pak muaj më parë. Në operacionin e koduar ‘Precizioni’ u sekuestruan arme dhe droge, ndërsa hetimet për këtë grup të strukturuar kishin nisur që në shkurt të vitit 2017 nga policia dhe Prokuroria.

    Grupi kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco