Reagon gazetarja Klodiana Lala: Jemi të tronditur, dyshoj se vjen si rezultat i punës time

Reagon gazetarja Klodiana Lala: Jemi të tronditur, dyshoj se vjen si rezultat i punës time

14:45, 30/08/2018
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas sulmit në banesën e prindërve të saj, ndodhur mëngjesin e sotëm. Në një postim në facebook, Lala shkruan se ajo e familja e saj janë të tronditur, ndërsa thotë se nuk kanë asnjë konflikt personal me askënd.

Ja shenimi I saj i plotë

“Te dashur miq!

Po ju flas në emrin tim dhe të familjarëve të mi. Jemi mirë, asnjëri prej nesh nuk është lënduar. Megjithatë, jemi të tronditur nga ngjarja. Duke i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, ju siguroj se unë dhe familjarët e mi, nuk kemi asnjë konflikt personal.

Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës time si gazetare. Këtë profesion e kam  ushtruar me ndershmëri e profesionalizëm ndër vite, e do vazhdoj këtë detyrë me të njëjtin përkushtim, pavarësisht gjithckaje.

Falenderim Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit që u angazhuan maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes.

Ju jam mirënjohës secilit prej jush që po më gjendet pranë në këto momente. ” shkruan gazetarja Klodiana Lala në postimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Me juve30/08/2018 16:28

Ne mbeshtetje te plote me juve por jo kur falenderonin ministrin e brtenshem apo kryeministrin qe keto kerma e sollen krimin ketu ku eshte. A eshte Xhafa Bashkim vella me Xhafen agron, njeri I botes se krimit.

asi30/08/2018 15:54

KLodiana, mbeshtetje per ty dhe fam,iljen tende. KJo bresheri krimi kishte 2 detyra sot e para te te trembte ty dhe e dyta jo me pak e rendesishme se e para ishte se duhet terhequr vemendja nga skandali gjigand nderkombetar i Rames me vasalet e tij qe kercenojne deri gjuqtaret e strasburgut. Duhet terhequr vemendja dhe me kriminelete me nje grur donin te vrisnin dyzogj, demaskimin tend ndaj nkrimit dhe te "harohet"skandali me gjukaten e strasburgurt e te meren me kete ngjarje mediat. Ftoj mediat qe asnje ngjarje te mos e lene ne harese sepse o sot o kurre. Krimi ne pushtet po na mbyt.

Shto koment

Denonco