VIDEO/ Kapet gjysem ton drogë me vlerë 5 milionë euro, pranga 2 vlonjatëve

VIDEO/ Kapet gjysem ton drogë me vlerë 5 milionë euro, pranga 2 vlonjatëve

10:32, 25/08/2018
A+ Aa A-

Serish gomone me drogë në ujrat italiane. Eshtë sekuestruar një mjet lundrues me 535 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Sipas njoftimeve të fundit janë arrestuar dy shqiptarë në Brindizi. G.D, 46 vjeç dhe S.V. 38 vjeç qe te dy nga Vlora.

Polcia ka zbuluar marijuanën në një gomone 7 metra të gjatë. Dhe nëse kjo sasi droge do të dilte në trega kapte vlerën e 5 milionë eurove.

Kontrabandistët u përpoqën të shpëtonin, por ata u bllokuan në det pas një ndjekje të shkurtër.

Në bordin e mjetit lundrues u gjetën 26 pako me marijuanë me peshë totale prej 535 kilogram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco