Nuk ndalet hyrja e refugjatëve në Shqipëri

Nuk ndalet hyrja e refugjatëve në Shqipëri

19:04, 22/07/2018
A+ Aa A-

Nuk ka ndalim hyrja e refugjatëve nga vendet e treta në vendin tonë.

Thuajse çdo ditë kapen 20 a më shumë refugjatë që futen në Shqipëri me shpresë për të kaluar në vendet e tjera të BE-së.

Policia shqiptare kap shumë prej tyre, por edhe shumë të tjerë ja dalin të kalojnë.

Vetëm ditën e djeshme janë kapur 24 refugjatë në Korçë dhe Gjirokastër.

Korçë:

Më datë 20.07.2018, në Bilisht dhe fshatin Trestenik, janë kapur 17 shtetas të huaj nga vendet e treta, imigrantë të paligjshëm. Vijojne procedurat per kthimin e tyre ne vendin e origjines.

Më datë 21.07.2018, në Bilisht, shërbimet e rendit kapën 4 shtetas të huaj,te vendeve te treta , imigrantë të paligjshëm. Vijojne procedurat per kthimin e tyre ne vendin e origjines.

Gjirokastër:    

Më datë 21.07.2018, në afërsi të postës së vjetër, shërbimet e kufirit kapën 3 shtetas te huaj te vendeve te treta, imigrante te paligjshem. Vijojne procedurat per kthimin e tyre ne vendin e origjines.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco