FOTO/ Lufta me policinë në Radhimë, vjehrri i Gjinit: S’ka bukë të hajë, 'ia futi' Jaeld Çela

FOTO/ Lufta me policinë në Radhimë, vjehrri i Gjinit: S’ka bukë të hajë, 'ia futi' Jaeld Çela

20:12, 19/07/2018
A+ Aa A-

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja në Radhimë, ku një 38-vjeçar që ishte shpallur në kërkim, ka shkëmbyer zjarr me policinë dhe më pas është plagosur e arrestuar.

Në një prononcim, vjehrri i Gaqo Gjini, baba i dy fëmijëve, hedh poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj dhëndrit të tij.

Në një lidhje direkte për “News 24” vjehrri i të arrestuarit, (person me precedent penal për një grabitje të një banke në 2016-ën, për plagosje të një personi në Vlorë, si dhe për armëmbajtje pa leje) tha se 38-vjeçari nuk kishte lidhje me krimin.

Ai pohoi se dhëndri i tij gjente punë ku të mundej, ndërsa nuk kishte me se të ushqente fëmijët. Po ashtu vjehrri i Gjinit nuk i kurseu akuzat për ish-drejtorin e Policisë së Vlorë, Jaeld Çela, (i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës me bandën e Habilajve), ndërsa shtoi se gjatë kohës së tij, dhëndri u shpall në kërkim.

“Ai s’ka bukë për darkë. Ne s’dimë gjë fare, tani erdhëm. Tani e morëm vesh nga vajza që aty kishin hyrë 500 policia në shtëpi. E shpallën në kërkim kur ishte ai shefi i degës, i pari, ai i degjeneruari që është shpallur në kërkim.

Vajzën e gjetëm pa ndenja, me dy fëmijë të mitur. Ai s’ka grabitur asgjë, le të thonë ça të duan. Dhëndri ka rreth 6 vjet e ca në këtë banesë. Në atë banesë jeton vajza me dhëndrin. Ku ka gjetur punë ka punuar, ku të gjente punonte”, -tha vjehrri.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, në zbatim të një plani masash për kapjen e një personi në kërkim, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqi Gjini, 38 vjeç.

I kërkuari ka rezistuar, duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë. Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar, duke e goditur me armë një herë në këmbë.

38-vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco