Lufta me Policinë në Radhimë, pushuesit të tmerruar tregojnë çfarë bëri i kërkuari

Lufta me Policinë në Radhimë, pushuesit të tmerruar tregojnë çfarë bëri i kërkuari

18:33, 19/07/2018
A+ Aa A-

Pushuesit në Radhimë të Vlorës janë alarmuar pas një përplasje me armë mes policisë dhe një të kërkuari pasditen e sotme.

Pushuesit në hotelin afër ku ka ndodhur të shtënat me armë thonë se personi i kërkuar ka derdhur 4 krerë kallashnikovi sapo ka parë policinë.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kishin ndërmarrë një aksion për arrestimin e  shtetasit Jorgaq Gjini për të cilin kishin informacion se strehohej në një prej hoteleve në zonën turistike. Ky i fundit person në kërkim kishte marrë me qira një banesë.

Me të vënë re prezencën e forcave të rendit i kërkuari i ka qëlluar me armë duke shkaktuar dhe kundër reagimin e forcave të rendit.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por në zonën e populluar me turistë, kryesisht polakë, është shkaktuar panik dhe frikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco