FOTO/ Ja 3 shqiptarët që u arratisën sot nga banja e qelisë në Greqi

FOTO/ Ja 3 shqiptarët që u arratisën sot nga banja e qelisë në Greqi

16:05, 19/06/2018
A+ Aa A-

Tre shqiptarë u arratisën sot nga një burg grek, ndërsa policia vendase ka ndërmarrë një operacion të gjerë për gjetjen dhe kapjen e tyre. Ata u arratisën nga qelitë e rajonit të policisë të Argjirupolit. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:30 të së martës, 19 qershor.

Siaps medieve geke, ata kanë mundur të presin shufrat e hekurta të dritares së banjës së qelisë dhe u hodhën përtokë nga një lartësi prej 10 metrash. Ata u diktuan nga rojat e rajonit, por mundën të kapërcejnë murin rrethues e të zhduken. Ata ishin arrestuar më 13 qershor, të akuzuar si pjesëtarë të një bande kriminale, që kishte kryer të paktën 70 vjedhje spektakolare.

Përveç vjedhjeve, ata akuzohen edhe për trafik droge, pasi në shtëpinë e kreut të bandës u gjetën 18 kilogramë kanabis dhe tre peshore precizioni. Mediat greke kane publikuar fotot,  por jo emrat e shqiptarëve të arratisur.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco