FOTO/ Ja kush është vlonjati që u arratis sot nga gjykata, detajet nga policia

FOTO/ Ja kush është vlonjati që u arratis sot nga gjykata, detajet nga policia

12:42, 23/05/2018
A+ Aa A-

Personi që shihni në foto është Mikel Kasa, i riu që u arratis paraditen e sotme nga Gjykata e Vlorës.

Kasa 29-vjeç ishte paraqitur sot në Gjykatën e Vlorës, për t’u njohur me dënimin e formës së prerë për akuzën e ‘’rrëmbimit të personit”.

Në një moment të seancës ai ka goditur me grusht një prej efektivëve të Policisë dhe më pas është arratisur nga salla. Ai hipi mbi tavolinën e gjyqit dhe më pas është larguar me vrap nga salla.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në Vlorë dhe po kreh të gjithë zonën.

Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, forcat e sigurisë së burgut nuk kanë kërkuar ndihmën e tyre në shoqërimin e të riut, nga ambientet e paraburgimit në gjykatë.

Kasa ishte arrestuar në vitin 2017, ndërsa veprën penale të rrëmbimit e kishte kryer dy vite më herët.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco