Arrestohet administratori i  një spitali privat, mashtroi dhjetra individë dhe 4 banka

Arrestohet administratori i një spitali privat, mashtroi dhjetra individë dhe 4 banka

09:13, 23/05/2018
A+ Aa A-

Lefter Sulkaj, ish-administrator i një spitali privat në Tiranë u arrestua nga Policia. Ai ishte shpalur person në kërkim për mashtrim të dhjetra personave dhe 4 bankave të nivelit të dytë dhe ishte dënuar me burg. Sulkaj u merrte shuma të mëdha parash dhe premtonte se do t'i bënte aksionerë në biznesin e tij.

Policia e Tiranës njoftoi se "nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar u ndalua shtetasi në kërkim Lefter Sulkaj, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ASHR 24/05/2018 09:37

SHIKONI PAK NJI ISH DREJTOR TE ASHR - se.( STOJKU) SA LEKE U KA MARRE NJERZVE PER PUNE E NUK I KA PUNESUAR. E KA DHE GRUAN PRESIDENTE TE URDHRIT TE MJEKUT TURP I VERTETE . A KA SHTET A PROKURORI KETU PER KETE MASHTRUES...

Shto koment

Denonco