Detaje nga krimi në Shkodër/ Zbardhen emrat, ja kush është burri që masakroi gruan

Detaje nga krimi në Shkodër/ Zbardhen emrat, ja kush është burri që masakroi gruan

08:51, 27/04/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës ku burri ka vrarë gruan me sende të forta duke e goditur me çekiç në kokë.

Autori i krimit është shtetasi Bashkim Teli rreth 70 vjeç, autori menjëherë pas vrasjes është arrestuar nga policia.

Viktima është identifikuar si Suzana Shemuni, 58 vjeç, e cila ishte gruaja e dytë e autorit. Ata kishin tre vite që jetonin me njëri-tjetrin. Çifti njihej si problematik dhe se kishin grindje të vazhdueshme mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes “Parrucë”, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të cilat e çuan autorin në ndërmarrjen e këtij veprimi.

Policia njofton se: Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D. V. P Shkodër, u bë arrestimi i: Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër. Ky person mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S.Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e sendit me të cilin autori ka qelluar viktimën. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco