Atentati në Tiranë 20 vite më parë, ekstradohet shqiptari në kërkim ndërkombëtar Hashim Isufi

Atentati në Tiranë 20 vite më parë, ekstradohet shqiptari në kërkim ndërkombëtar

18:26, 19/04/2018
A+ Aa A-

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar Hashim Isufi, 56 vjeç, lindur në Dibër, njofton Policia.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”  e parashikuar nga nenet 78-22 e 278/2 të Kodit Penal, shtojnë të njëjtat burime

Sipas policisë, në datën 05.03.1998, në fshatin Ferraj/ Tiranë, për motive të dobëta, Isufi ka tentuar të vrasë duke e plagosur rëndë shtetasin L.V., me armë zjarri të llojit pistoletë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco