Ekstradimi i Seitit, avokati akuza Krimeve të Rënda: I kallëzoj penalisht

Ekstradimi i Seitit, avokati akuza Krimeve të Rënda: I kallëzoj penalisht

13:35, 29/01/2018
A+ Aa A-

Avokati Detar Hysi ka reaguar pas ekstradimit të Nazer Seitit.

Hysi shprehet se Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka tejkaluar kompetencat duke marrë nismë nga përgjimet italiane dhe jo me provat dhe faktet e tyre.

 “Prokuroria e Krimeve të Rënda ka tejkuar kompetencat,duke caktuar mase sigurimi me indicie të mara nga përgjimet italiane, dhe jo me prova dhe fakte te ndodhura në shtetin tonë.

Nuk e ka vlerësuar me objektivitet dhe në perputhje me ligjin këtë çështje.

Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka shpërdoruar detyrën,duke tejkuar cdo kompetencë.

I kam njoftuar se po ekstradohej Seiti, nuk morën asnjë masë. Do të depozitoj kallëzim penal për prokurorët.

Ekstradimi i Nezar Sitit u bw për llogari të drejtësisë italiane, pasi ndaj tij Gjykata e Katanias kishte caktuar masën “arrest me burg”, pasi mbi të rëndon akuza e përfshirjes në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Kujtojmë këtu se Nazer Seiti konsiderohet si “financier” i grupit të Habilajve dhe i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, vepronte në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco