Bella Thorne shkoi në Kanë, por rrjetet sociale u shokuan me pamjen e saj

Bella Thorne shkoi në Kanë, por rrjetet sociale u shokuan me pamjen e saj

22:01, 23/05/2024
A+ Aa A-

Bella Thorne bëri një paraqitje në Festivalin e Filmit në Kanë në premierën e filmit “Motel Destino” mbrëmjen e së mërkurës, më 22 maj, i cili ishte mjaft i komentuar në rrjetet sociale.

Image

Aktorja 26-vjeçare kishte veshur një fustan elegant të zi, me një dekolte të theksuar dhe me shpatulla jashtë. Ajo e kompletoi look-un e saj me një gjerdan mahnitës dhe një palë vathë diamanti. Thorne pozoi në tapetin e kuq përkrah yjeve të tjerë në Palais des Festivals.

Image

Megjithatë, pamja e saj nuk u komentua pozitivisht në rrjetet sociale. Disa njerëz vunë në dukje faktin se fytyra e saj dukej shumë ndryshe, dhe disa komentuan se ajo mund të ketë bërë operacione plastike.

Në të njëjtën kohë, ata komentuan edhe zgjedhjen e saj të grimit, i cili nuk përputhej me ngjyrën e lëkurës së saj. “Kush ia bëri këtë”, ka shkruar dikush, ndërsa një tjetër ka shtuar se ajo ka nevojë për miq të vërtetë për t’i thënë se ajo që i ka bërë në fytyrë është e keqe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco