Kylie Jenner përlotet nga komentet për pamjen e saj: Dukesh e vjetër

Kylie Jenner përlotet nga komentet për pamjen e saj: Dukesh e vjetër

20:03, 20/06/2024
A+ Aa A-

Kylie Jenner është përlotur pas komenteve negative që ka marrë për pamjen e saj.

Në episodin e ri të “The Kardashians”, të titulluar “Baby Rocky”, 26-vjeçarja së bashku me Kendall Jenner shprehen se ndjejnë se familja e tyre është sulmuar shpesh nga media dhe opinioni publik.

 “Është një mrekulli që unë kam ende vetëbesim dhe mund të shikohem në pasqyrë dhe të mendoj se jam e bukur”, thotë Kylie.

Më pas ajo shpërthen në lot kur rrëfen se ndjekësit i thonë në rrjete sociale se ajo duket më e vjetër se sa është në të vërtetë.

 “Njerëzit kanë folur për pamjen time që kur isha 12, 13 vjeçe. ‘Dukesh e vjetër’, është komenti që shoh nën çdo postim".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco