Yjet e ‘Friends’ ribashkohen për nder të Matthew Perry-t? Ja ç’përflitet

Yjet e ‘Friends’ ribashkohen për nder të Matthew Perry-t? Ja ç’përflitet

08:46, 19/11/2023
A+ Aa A-

Vdekja e aktorit Matthew Perry, më 28 tetor, la të shokuar kolegët dhe fansat. Aktori që luajti personazhin e Chandler Bing në serialin legjendar ‘Friends’ ishte një nga më të dashurit e kastit, siç tregohet nga shfaqja e vazhdueshme e dashurisë ndaj tij.

Gjatë këtyre javëve të fundit, disa kolegë dhe miq kanë dashur t’i japin lamtumirën e fundit aktorit, veçanërisht ata që kanë punuar me të.

Homazhet publike nuk vonuan, por më e veçanta nga të gjitha mund të vijë vitin e ardhshëm. Sipas Daily Mail, anëtarët e kastit të ‘Friends’ po mendojnë të bashkohen sërish për një rast të veçantë në kujtim të Perry-T.

Sipas informacioneve të raportuara nga mediat britanike, David Schëimmer, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Jennifer Aniston dhe Matt LeBlanc, pesë anëtarët e tjerë, janë në negociata për këtë ribashkim emocional, duke dashur të nderojnë shokun e tyre të ndjerë.

Thuhet se ky homazh do të jetë gati për edicionin e radhës të çmimeve Emmy, që do të mbahet në mes të muajit janar. Këtë e bëjnë të ditur burime pranë aktorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco