I riu e preku në të pasme, bëhet ‘jehonë’ sulmi i gazetares në Madrid

I riu e preku në të pasme, bëhet ‘jehonë’ sulmi i gazetares në Madrid

13:39, 15/09/2023
A+ Aa A-

Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi me shpejtësi një video, ku gazetarja Isa Balado u ngacmua seksualisht nga një kalimtar, teksa po raportonte live për një grabitje.

Një burrë iu afrua nga pas dhe i preku të pasmet. Kur e nxorri përpara përgjegjësive, ai e mohoi aktin edhe pse i tha se e kishte regjistruar pasi ishte në transmetim live.

Ajo mundohet të qëndrojë e qetë dhe të vazhdojë raportimin e saj, por prezantuesi i lajmeve reagon dhe kërkon që kamera të tregojë autorin.

“Me fal Isa që të ndërpres, por ai të goditi nga pas” dhe më pas kërkon t’i flasë: “Më jep atë idiotin” .

Ndërsa gazetarja i kërkon të largohet, i riu i përkëdhel flokët dhe më pas ikën.

Gazetarja dëgjohet duke kërkuar falje dhe prezantuesi thotë se është siguruar çdo provë pasi kamera e regjistroi sulmuesin.

“Ne e kemi incizuar atë (…) Nuk ke nevojë të kërkosh falje. Ju po bëni punën tuaj dhe ky idiot vjen dhe ju prek pa pasur asnjë të drejtë”.

Rasti është denoncuar në polici dhe ka shkaktuar reagime si nga kolegët e gazetares po ashtu edhe nga zyrtarët e vendit.

 “Sulmi ndaj Isait ishte një sulm ndaj të gjithëve ne. Në një shoqëri që duam ta përmirësojmë, këto gjëra nuk lejohen të ndodhin, kjo ndjenjë mosndëshkimi nuk mund të ekzistojë më”, tha një gazetar tjetër.

Disa orë më vonë, policia njoftoi në një deklaratë në X (ish- Twitter ) se kishte arrestuar autorit për sulmin seksual. Postimi shoqërohet me foton e autorit të prangosur mes dy policëve që po e largojnë nga vendi i ngjarjes.

Yolanda Diaz, ushtruese e detyrës së Ministres së Punës kërkoi dënimin e aktit . 

“Mashkulloriteti i shfrenuar, maskuliniteti ‘maço’, është ajo që i shtyn gazetarët të sulmohen seksualisht në këtë mënyrë dhe i lë sulmuesit të papenduar para kamerës,” shkroi ai .

“Ajo që deri më tani ishte “normale” nuk është më. Prekja jo konsensuale është dhunë seksuale dhe ne themi mjaft pa u ndëshkuar”, shkroi ministrja e Barazisë e vendit, Irene Montero.

Ndërsa pamjet e incidentit u shfaqën në internet, qytetarët e Spanjës i kanë bërë jehonë rastit.

Ky lajm vjen pak ditë pas bujës që shkaktoi puthja në buzë e ish-presidentit të Federatës së Futbollit të vendit, Luis Rubiales, lojtares së kombëtares fituese të Kupës së Botës për femra, Jennifer Hermoso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco