Robert Aliaj i revoltuar ndaj personazheve të ekranit: Deformojnë veten për t’ju përshtatur shijeve të një publiku vulgar

Robert Aliaj i revoltuar ndaj personazheve të ekranit: Deformojnë veten për t’ju përshtatur shijeve të një publiku vulgar

09:44, 15/09/2023
A+ Aa A-

Robert Aliaj, i cilësuar shpesh si artisti kontrovers, jo rrallëherë vendoset në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të deklaratave të tij të forta.

Së fundmi Roberti ka folur rreth komenteve negative dhe ofenduese që shpërndahen në rrjetet sociale ditëve të sotme. Sakaq ai u shpreh se si ‘antivlerat’ e shoqërisë po promovohen kaq shumë ne ekranet shqiptare.

“Nuk diskutohet që kultura e përgjithshme është një faktor, por çfarë e bëri këtë kulturë të përgjithshme, çfarë ndikoi më keq? Jemi ne njerëzit e televizionit. Nuk ka një personazh publik që të shohësh që mos të shesë aty sa lekë ka, sa i blen xhinset, të fryhet, të deformohet si të dojë vetëm për t’u shitur, pra nuk ka një personazh publik në veçanti vajzat, që më vjen shumë keq, e kupton se unë kam vajzë vetë dhe nuk do doja kurrë ta shikoja në atë gjendje, të deformuar vetëm për t’iu përshtatur shijeve të këtij publiku vulgar.

Pra neve, përgjegjshmëria jonë ishte 0. Neve, neve që bëmë televizionin, ne që përbënim opinion, neve ishim fokusuar te mungesat tona, te halli jonë. Dilnim edhe shisnim vetëm sa të bukura jemi, çfarë trupi kam, si i kam prapanicat, shikoni sutjenat, shiko këtë dhe vetëm provokonim dhe u bë vlerë kjo e kupton, se ka kaq vjet që po ndodh kjo nëpër ekran”- u shpreh ai për ‘Shije shtëpie”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco