Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

Chris Evans martohet në një ceremoni private me partneren, Alba Baptista

Chris Evans martohet në një ceremoni private me partneren, Alba Baptista

12:41, 11/09/2023
A+ Aa A-

Chris Evans është zyrtarisht i martuar! Ai i dha fund beqarisë në një ceremoni private, ku kurorëzoi dashurinë me Alba Baptista. Dasma u zhvillua në fundjavë, konfirmon Page Six.

Image

Evans, 42 vjeç dhe Baptista, 26 vjeç, ftuan vetëm miqtë më të afërt dhe familjarë, të cilët ishin prezentë në festën e tyre. Lista e të ftuarve përfshinte ndër të tjerë persona, edhe kolegët e Evans, si: Robert Downey Jr, Chris Hemsworth dhe Jeremy Renner.

Ylli i “Avengers” dhe aktorja e “Mrs. Harris Goes to Paris” u përfolën për romancën e tyre në nëntor të vitit 2022, kur një burim tha për People se dyshja është lidhur prej një viti.
 
“Ata janë të dashuruar dhe Chris s’ka qenë kurrë më i lumtur”, tha burimi asokohe dhe e quajti marrëdhënien “serioze”, duke shtuar se edhe miqtë dhe familjarët e adhurojnë Alba-n.

Evans dhe Baptista e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre private dhe larg syve kureshtarë, megjithatë, aktori ka folur më parë për dëshirën për t’u martuar dhe krijuar një familje. Në një intervistë për People, Chris është shprehur: “Absolutisht, kjo është diçka që e dua, bashkëshortja, fëmijët, krijimi i një familjeje. Këto janë gjërat më të rëndësishme. E adhuroj idenë e traditës dhe ceremonisë”, ka thënë ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco