Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Elgiti i jep fund ‘dramës’, flet për vargjet në këngët e Ledrit dhe Dafinës

Elgiti i jep fund ‘dramës’, flet për vargjet në këngët e Ledrit dhe Dafinës

19:01, 26/08/2023
A+ Aa A-

‘Drama’ e krijuar mes Dafinës, Ledrit dhe Sara Hoxhës ka nisur nga një rresht kënge në këngët e tyre. Pas kësaj, nisën deklarata publike, ‘kunjat’ e më pas largimet nga rrjetet sociale.

Duke qenë se gjithcka nisi nga këngët, hitet e kësaj vere, “E keni dit” dhe “Si Mua”, ishte radha e Elgit Dodës, bashkëpunëtor i Dafinës dhe prodhues i këngës së Ledrit, për të folur.

Me anë të një InstaStory, Elgiti shkruan se nisur nga gjithë zhurma që është bërë këtë verë për këto dy këngë, sidomos tekstin e tyre, ai ndjen që përgjegjësia për fjalinë tashmë të famshme, është e atij vetë, duke qenë se ka shkruar tekstin dhe pjesën më të madhe të muzikës së të dyja këngëve.

Ai sqaron se kënga me Dafinën ka qenë ati 1 vit më parë, ndërsa ajo e Ledrit dhe Romeos ka përfunduar këtë verë .

REAGIMI I PLOTË:

Kam mbi 10 vite në këtë tregun tonë të muzikës. Kam bërë shumë këngë dhe shumë tekste. Sot dua të flas për një rast që ka ndodhur këtë verë; bëhet fjalë për 2 këngë të prodhuara nga unë. “E keni dit”, Romeo, Ledri dhe Klementi dhe “Si mua”, kënga e Dafinës dhe e imja. Pikë së pari, dua të them që kënga ime me Dafinën ka mbi 1 vit që është prodhuar me tekst dhe muzikë, ndërsa kënga tjetër, “E keni dit”, është finalizuar këtë verë dhe shumica e vijave melodike dhe disa pjesë e tekstebe janë bërë nga unë dhe pa dashur, mund ta kem përsëritur atë pjesë të tekstit që sot po bën një zhurmë mediatike që unë e shikoj më shumë si marketing për të shfrytëzuar momentin, asgjë më shumë. Mbaj përgjegjësi të plotë sepse jam unë ai që i kam shkruar ato 2 pjesë të tekstit dhe kërkoj ndjesë publike për këtë gjë të bërë jo qëllimisht. Faleminderit”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco