Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Veliaj në SPAK, çfarë pritet të ndodhë tani? Flet për SYRI TV, Ylli Manjani

Modelja e mohon se konsumon vetëm 900 kalori në ditë: Gazetarët shkruajnë marrëzira

Modelja e mohon se konsumon vetëm 900 kalori në ditë: Gazetarët shkruajnë marrëzira

13:25, 26/08/2023
A+ Aa A-

Heidi Klum donte t'i vinte gjërat në vendin e tyre pasi në media u shkruajt se ajo merr vetëm 900 kalori në ditë për të mbajtur peshën e saj në 63 kg.

Supermodelja u përgjigj kur miqtë i thanë për lajmet që ishin postuar në internet, të cilat ajo i quajti "të pakuptimta" në videon që postoi në Instagram.

“Sapo u ktheva në shtëpi dhe disa miq po më dërgojnë këto artikuj që shkruajnë se po ha vetëm 900 kalori”, tha ajo fillimisht para se të vazhdonte:

 “Së pari dua të them që nuk mendoj se më është dashur ndonjëherë të numëroj kaloritë në jetën time dhe të mos besoj gjithçka që lexon. Pra, nuk i numëroj kaloritë e mia”. 

“Dikush më pyeti se sa peshoja dhe unë hipa në peshore dhe i tregova. Nuk e di. Njerëzit thjesht i bashkojnë gjërat dhe shkruajnë një mori budallallëqesh, dhe është vërtet e trishtueshme sepse nuk ka më gazetari të vërtetë”.

Modelja nga Gjermania vazhdoi më tej duke thënë se njerëzit "shpikin histori nga kokat e tyre", të cilat ajo tha se mund të jenë të dëmshme për të tjerët.

Ishte media britanike Daily Mail  që shkroi  se Klum po ndiqte një dietë me kalori të ulët pasi zbuloi se çfarë ha në vaktet e saj. 

Në shkrim thuhej se Klum u tha ndjekësve të saj se mëngjesin e fillon me tre vezë të ziera në lëngun e ngrohtë të pulës.

Një tjetër ndjekës më pas e pyeti Klum se sa peshonte, kështu që ylli u përgjigj duke filmuar peshën e saj që tregonte midis 62 dhe 63 kilogramë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco