Xhani Shqerra prezantues i 'Festivalit të Këngës' në RTSH?

Xhani Shqerra prezantues i 'Festivalit të Këngës' në RTSH?

22:01, 25/08/2023
A+ Aa A-

"Festivali i RTSH" gozhdon çdo fundvit shqiptarët para ekranit, me synimin e zgjedhjes së përfaqësuesit ideal të vendit tonë në "Eurovision". 

Edhe pse na ndajnë disa muaj nga mbajtja e tij, tanimë ka nisur kurioziteti lidhur me organizimin e këtij viti. E një nga elementet më interesante dhe të komentuara rreth tij, kanë qenë gjithmonë prezantuesit. 

Para disa ditësh, u raportua se Almeda Abazi do jetë një nga moderatoret e tij. Sakaq, së fundmi, revista Class ka zbuluar edhe emrin e dytë që përflitet se do ngjitet në skenën e Fest '62. Zërat na thonë se ai është një nga emrat që i është besuar prezantimi i Festivalit këtë vit. 

I kontaktuar nga redaksia jonë, Xhani as nuk e ka pohuar, e as nuk e ka mohuar lajmin. Por, ne shpresojmë që ta shohim me class-in e tij në tre mbrëmjet magjike të "Festivalit të Këngës". 

Së fundmi, ai ka qenë i angazhuar me "Ora e Tiranës" dhe ndonëse na pëlqen shumë në këtë profil, na mungon edhe në programet e mëdha si Festivali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco