U puth me Oltën në film, por si e priti Kiara? Luizi: Sapo e mori vesh, filloi duke bërë gati valixhet…

U puth me Oltën në film, por si e priti Kiara? Luizi: Sapo e mori vesh, filloi duke bërë gati valixhet…

09:16, 14/07/2023
A+ Aa A-

Fituesi i “Big Brother Vip” Luiz Ejlli së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Fiks Fare”, ku ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale.

Image

Teksa tregoi se është në xhirimet e filmit më të ri “Në kuadër të dashurisë”, ku ai së bashku me Olta Gixharin janë protagonistët kryesorë, ndër të tjera këngëtari sqaroi se puthjet me oltën gjatë këtij filmi janë sipas skenari dhe asgjë më shumë se kaq.

“Për mu ndoshta janë disa skena çuku-çuku, se s’jam aktor profesionist, por për Oltën dhe të tjerët s’është kështu. Ajo ishte vetëm një puthje”, tha Luizi.

Këngëtari duke qeshur gjithashtu tregoi se partnerja e tij sapo e zbuloi se është puthur me Oltën në kuadër të filmit ajo ka bërë valixhet gati dhe ka ikur tek prindërit e saj.

“Sapo e mori vesh dhe Kiara, filloi duke bërë valixhet gati. I thashë a jemi duke ik me pushime, veç kur iku te njerëzit e vetë”, u shpreh Luizi duke qeshur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco