Hodhi akuza të forta ndaj tij, Fisnik Syla reagon sërish: Fjolla ka tentuar të rikthehemi

Hodhi akuza të forta ndaj tij, Fisnik Syla reagon sërish: Fjolla ka tentuar të rikthehemi

11:48, 14/03/2023
A+ Aa A-

Rreth dy ditë më parë Fjolla Morina bëri disa akuza të forta ndaj ish-partnerit të saj Fisnik Syla se ai i kishte vendosur armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020 ku këngëtarja u arrestua pasi në çantën e saj të dorës u gjet një pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak.

Artistja u shpreh se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj dhe do të apelonte dënimin. Fjolla tregoi gjithashtu se gjatë arrestimit kishte qenë e helmuar dhe e pavetëdijëshme për t’u përgjigjur. Më tej u shpreh se ai ka dashur që mos jetë e aftë të kujdeset për fëmijën e saj, ndërsa edhe koncertet i janë bllokuar që mos të ketë të ardhura për vajzën.

E ftuar së fundmi në një intervistë për “Top Channel”, këngëtarja tha: “Ka ndodhur një herë, ka ushtruar dhunë, nuk e kam denoncuar. Kemi me ta hek kokën e vajzës”,-ishte një nga kërcënimet që tregoi ajo. Fjolla i kërkon edhe Gjykatës së Apelit të merret me Fisnik Sylën pasi sipas saj ai është një kriminel i cili e ka sulmuar dhe ka dashur t’i bëjë keq asaj dhe vajzës dhe shprehet e gatshme të dorëzohet dhe t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve.

Image

Nga ana tjetër ish-partneri i Fjollës i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e saj duke i quajtur shpifje dhe se ka për qëllim që t’i dëmtojë imazhin. Në një prononcim për “Telegrafi”-n, Fisniku tha se këngëtarjak a tentuar disa herë që të rikthehet sërish me të por kur e pa se nuk ia arriti dot qëllimit nisi të publikojë video në rrjetet sociale.

“Pasi që tentoi në të gjitha mënyrat që unë t’i rikthehem prap asaj dhe kur e pa që nuk ka më sukses dhe se kjo s’do të ndodhë kurrë, filloi të shpifë gjëra jo të vërteta. Dhe të ju them të drejtën, ato që thotë ajo më duken si përralla qesharake. E zbuloi një ‘qendër të krimit’ që sipas saj aq të fuqishme, duke i pasur nën ndikim edhe policinë, burgjet, shtetin madje edhe Ambasadën Amerikane. Çfarë të them tjetër përveçse shpreh keqardhjen time për gjendjen e saj emocionale dhe shumë jo-stabile që nuk din as vetë se çfarë dëshiron e për çfarë flet. Mua ma ka dërguar një bisedë një person shumë i afërt i saj, të cilën e ka porositur që të më provokojë mua dhe që të merr vesh përmes saj se a e dua unë ende Fjollën? Por kam edhe shumë të tjera, video, shkrime, mesazhe e dëshmi të tjera për t’i publikuar nëse do të jetë e nevojshme ndonjëherë”, përfundoi biznesmeni.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco