Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Veliaj në SPAK, çfarë pritet të ndodhë tani? Flet për SYRI TV, Ylli Manjani

Sulmuesi italian në një lidhje me aktoren turke 10 vite më të madhe ?

Sulmuesi italian në një lidhje me aktoren turke 10 vite më të madhe ?

11:45, 14/03/2023
A+ Aa A-

Nicolo Zaniolo u transferua në merkaton e dimrit nga Roma te Galatasaray në Turqi dhe menjëherë është vënë në qendër të vëmendjes, teksa mediat shkruajnë se është lidhur me aktoren e njohur Burcu Ozberk.

Nëse kjo është vetëm një simpati apo ka diçka më shumë, vetëm ata e dinë. Virtuale apo reale nuk dihet, por fakt është se ajo e ndjek në Instagram dhe sulmuesi gjithashtu ia ka kthyer.

Është një detaj, sidomos për sa i përket aktores: ajo ka 9.3 milionë ndjekës, ndërsa ndjek më pak se 800, duke përfshirë edhe Nicolòn.

Zaniolo bëri debutimin e tij zyrtar në Turqi duke shënuar një gol, dhe është i lumtur, ku tifozët e Galatasaray-t janë të dashuruar pas tij.

Vendosja në Stamboll po shkon mirë dhe shumë po pyesin nëse Burcu Ozberk ka apo jo dorë në buzëqeshjen e tij. Ajo është 33 vjece, dhjetë më shumë se Zaniolo, punon në teatër, kinema dhe në TV. Aktualisht është beqare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco