A është ndarë me Sin Boy, Rina Balaj vendos pikat mbi 'i'

A është ndarë me Sin Boy, Rina Balaj vendos pikat mbi 'i'

10:05, 01/09/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Rina Balaj është një ndër artistet më aktive në rrjetet sociale. Ajo është kaq e dashur për publikun dhe shpeshherë poston foto e video në rrjete sociale.

Mirëpo së fundmi dyshimet për një ndarje mes saj dhe Sin Boy u rritën pasi dyshja nuk ndiqen më në rrjete sociale dhe nuk kanë postuar foto së bashku.

Rina ka konfirmuar sot ndarjen e saj me Sin Boy pas një lidhjeje disavjeçare.

Në një intervistë me T7 ajo ka treguar se dyshja kanë kohë që janë të ndarë por e gjitha u kuptua pasi ata fshinë njëri-tjetrin në Instagram.

“Unë nuk jam person që i dua dramat. Se po të doja të bëja drama, kam patur mundësi të bëj drama shumë më të mëdha që i kam tejkaluar. Por, thjesht dua tu jap fansave të mi energji pozitive dhe mos t’i ngarkoj me gjëra se çfarë ka ndodh me Rinën ose gjëra të tilla. Unë dua që mediat të shkruajnë vetëm mirë për mua, por nuk i ndaloj dot as kur shkruajnë për keq se unë ndonjëherë reagoj keq. Media është e rëndësishme, portalet janë të rëndësishme por unë nuk dua drama.

Po, është e vërtetë që jemi distancuar. Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në Instagram. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë,” ka thënë Rina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco