Mos është nga Kim? Pete Davidson largohet nga ‘Saturday Night Show’

Mos është nga Kim? Pete Davidson largohet nga ‘Saturday Night Show’

13:23, 21/05/2022
A+ Aa A-

Pete Davidson po largohet nga “Saturday Night Live” pas shtatë sezonesh në serialin legjendar komedi të natës vonë.
I dashuri i Kim Kardashian pritet të largohet nga spektakli para sezonit 48, tha një burim për Variety.
Paraqitja e tij e fundit thuhet se do të jetë episodi i 21 majit të kësaj fundjave.

Pete Davidson, 28 vjeç, ishte një i panjohur kur iu bashkua sezonit të 40-të të shfaqjes së humorit, por e ka parë emrin e vet të rritet falë humorit të tij.

Ai bëri bujë gjatë vitit të kaluar teksa u pa të dilte me Kim Kardashian dhe u bë pjesë e një zënke në rrjetet sociale me ish-bashkëshortin e saj, Kayne West.

Ndërsa ai nuk ka konfirmuar se cilat janë planet e tij të ardhshme, ai ka përqendruar shumë energji në skenën e filmit dhe televizionit.

Pete po përgatitet të publikojë komedinë e tij speciale në Netflix, ku pritet të zbulojë detaje të marrëdhënies së tij me Kardashian dhe është planifikuar të publikohet më 13 qershor.
Davidson gjithashtu zbuloi se po krijon një shfaqje televizive e cila supozohet të tregojë një version të papërpunuar të jetës së tij reale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco