‘Mevlani nr.2’, filluan dedikimet me këngë! Ja cili i përgatit suprizën e bukur Efit

‘Mevlani nr.2’, filluan dedikimet me këngë! Ja cili i përgatit suprizën e bukur Efit

20:57, 24/01/2022
A+ Aa A-

Sot ishte takimi midis Efit dhe Bledit. Bledi ka vite që merret me muzikë dhe i dedikoi Efit disa fjalë të bukura dhe madje mendon ta krijojë këngën e plotë.

Ai e kishte ftuar Efin, aty ku kalon një pjesë të ditës në studio dhe i përgatiti asaj disa vargje:

“Bëhu gjysma tjetër e jetës që unë kam edhe botën me ta dhënë, jo mos të mjaftojë. Prej momentit që të kam pa, e kam ditë se ka diçka e pëlqimi që kam për ty, jo mos të mbarojë. Nuk po du me mbajt sekrete, jam tu të kërku ty veç për vete, le ta dijnë këto të tjerët mu hiç nuk po më pengon. Le të na shohin në çdo shtete si një shembull i kësaj jete se pëlqimi që kam për ty jo s’mbaron. S’du me të pa ty tu vujt se dhe Zoti ty për mu të ka rujt. E me ty s’du me lujt, s’du me t’hup me kon dashnia e tjetër kujt. Se ti je je je, amore mio…”, – ky ishte teksti nga Bledi për Efin.

Më pas kënga u diskutua dhe në studio dhe ndërhyri Mevlani, i cili vjet i ka dedikuar një këngë Ledjanës, e cila jo vetëm i afroi më shumë, por ishte dhe pjesë në shumë diskutime, qoftë edhe në ndarjen e tyre.

Bledi: Po shihja Efin dhe më erdhën fjalët aty…

Mevlani: Nga shtëpia, të sollën me sms?

Bledi: Po po aty rri ti. 

Mevlani: Nuk thashë gjë, po të pyes. 

Bledi: Unë nuk e di se si i bën ti Mevlan, unë i bëj ndryshe.

Mevlani: Pse e keni këtë që hidheni kështu? Nuk të gjykova thjesht të pyeta. Nuk besoj që të ka ardh momentale, por gjithsesi.

Efi tha se ishte kënga e parë që shkruhej dhe këndohej për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco