Publikoi video duke puthur djalin në buzë, Almeda Abazi kritikohet nga ndjekësit!

Publikoi video duke puthur djalin në buzë, Almeda Abazi kritikohet nga ndjekësit!

11:16, 20/10/2021
A+ Aa A-

Almeda Abazi publikoi dje një video në Instastory, e cila u bë shkak që moderatorja të merrte kritika nga ndjekësit në lidhje me mëmësinë.

Ish-missi shfaqet duke i dhuruar një puthje në buzë djalit të saj Efehan.

Mes mesazheve dhe komenteve të shumta që merr në “inbox”, Almeda zgjodhi të bënte publik njërin prej tyre. Një ndjekëse i kishte shkruar: “A mësim të mirë po u jepni këtyre fëmijëve bre, bravo ju qoftë nonave moderne tash! S’po ku ki me më puth veq në gojë a? Turp!”.

Almeda ia ktheu përgjigjen me ironi, duke i shkruar: “Hë se ty po të prisja mi Arjanita, të na mësosh pak si të bëhemi mami”.

Gjatë kësaj periudhë, bukuroshja brune po e shijon në maksimum kohën me djalin dhe vajzën, Alinën, duke mos u angazhuar me asnjë projekt. Më herët, Abazi ka treguar se shtatzënia me Efehanin ka qenë më e lehtë sesa me Alinën

 Përveç kësaj, ajo zbuloi se një ndër problemet me të cilat po lufton ende, është rënia e flokëve.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco