Sean 'Diddy' Combs reagon për videon e dhunës ndaj ish-partneres

Sean 'Diddy' Combs reagon për videon e dhunës ndaj ish-partneres

08:52, 20/05/2024
A+ Aa A-

Sean “Diddy” Combs ka reaguar për herë të parë pas videos së shpërndarë kudo nëpër rrjet teksa dhunon rëndë rëndë ish-të dashurën, Cassie Ventura.

Ai shprehet se asokohe ka qenë në gjendje jo të mirë psikologjike, dhe nëpërmjet një videoje të postuar në ‘Instagram’ shprehet i penduar dhe i neveritur nga sjelljet e tij, të cilat tha se ishin pasojë e periudhës së errët në të cilën ndodhej dhe shprehet se merr përgjegjësi të plotë për veprimet e tij në atë video.

“Për mua është shumë e vështirë të reflektoj në një prej periudhave më të errëta të jetës. Por duhet ta bëj. Ishta shumë rëndë asokohe. Dua të them se kisha prekur fundin, por nuk dua të justifikohem. Sjellja ime në atë video është e pafalshme. Marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia në atë video. Jam i neveritur ndihesha ashtu atëherë, ndihem njësoj edhe tani. Kam kërkuar ndihmë profesionale. Kam nisur terapinë,hkova edhe në rehabilitim, sepse duhej t’i kërkoja Zotit të më falte, më duhej mëshirë.”- shprehet reperi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco