Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Ç’është trendi 'sundress' që ka pushtuar TikTok-un?

Ç’është trendi 'sundress' që ka pushtuar TikTok-un?

08:57, 20/05/2024
A+ Aa A-

Aktualisht hashtagu #sundress mban numrin e 65.7 milionë postimeve në TikTok dhe mund të themi se është një nga më të diskutuarit e sezonit.

Çfarë është një “sundress” (fustan dielli)?

E shpjeguar thjesht, në kategorinë e sundress hyn çdo fustan i cili përdoret në përditshmëri, i krijuar për t’u veshur në mot të ngrohtë dhe përgjithësisht pambuk, lino ose materiale të ngjashme të lehta.

Nëse e sheh një “sundress” e dallon menjëherë. Edhe pse termi është i gjerë dhe në këtë kategori hyjnë shumë lloje dizajnesh, përgjithësisht një fustan i tillë ja gjatësi pak poshtë gjurit, ka detaje lulesh në dizajn. Thekson bustin dhe vjen i derdhur në pjesën e poshtme. Por nuk përjashtohen as prerjet më të shkurtra.

Detaji që e diferencon këtë fustan nga të tjerët është fakti se ai thekson anën më femërore të çdo vajze dhe gruaje.

Jo më kot, në TikTok ka shumë video të vajzave që surprizojnë partnerët me një fustan të tillë duke marrë reagimin e tyre. Shumica e së cilëve reagojnë shumë të surprizuar dhe komplimentojnë partneret.

Më tej do ju njohim me disa modele të këtyre fustaneve:

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco