Teze së shpejti, Luana Vjollca publikon foton me Marinën duke i prekur barkun

Teze së shpejti, Luana Vjollca publikon foton me Marinën duke i prekur barkun

09:51, 20/10/2021
A+ Aa A-

Luana Vjollca mezi pret të bëhet teze nga motra e saj e famshme, Marina Vjollca.

Që nga momenti kur u bë publik lajmi se moderatorja ishte shtatzënë, Luana ka publikuar foton e parë me të motrën.

Të dyja pozojnë të lumtura krah njëra-tjetrës, ndërsa prezantuesja mbështet kokën në supin e Marinës dhe mban dorën në barkun e saj të rrumbullakosur.

“Mezi pressss të të takoj…" shkroi Luana Vjollca, krahas fotos së ëmbël.

Marina Vjollca konfirmoi lajmin se ishte në shtatzënë në muajin gusht. Dyshimet e para se ajo ishte në pritje të ëmbël nisën kur moderatorja u zhduk nga ekrani dhe rrjetet sociale.

Ndërsa ende nuk është zbuluar gjinia e bebit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco