Johnny Depp u braktis nga nëna e tij në moshën 15-vjeçare

Johnny Depp u braktis nga nëna e tij në moshën 15-vjeçare

17:22, 17/09/2021
A+ Aa A-

Johnyy Deep është braktisur nga nëna e tij që në moshën e adoleshëncës.

Në vitin 1981 disa dokumente gjyqësore tregojnë se Betty Sue Depp dhe babai i aktorit, u divorcuan në 1978-ën kur aktori ishte 15 vjeç, raporton “Page Six”.

Në to thuhet se atëherë Johnny ishte i emancipuar dhe në gjendje që ta mbështeste vetë veten, por në intervista, aktori ka pikturuar një pamje tjetër.

Në moshën 11-vjeçare ai filloi të përdorte dregë dhe disa vite ,ë vonë braktisi shkollës pë rtu bërë muzikant.

Dokumenti i divorcit, i nënshkruar në 1981-in, thotë: “Gruaja pranon që fëmija i mitur… John C. Depp II është plotësisht i emancipuar dhe mund të mbështetet tek vetja.”

Dokumentet u zbuluan nga Paul Barresi tha: “Ai tha që në moshën 11 vjeç kishte marrë të gjitha llojet e substancave narkotike, përfshirë marijuanën, kokainën, ekstazinë, LSD, ilaçet kundër dhimbjeve, opiatet dhe kërpudhat magjike. Përdorimi i drogës, tha ai, ishte një mënyrë për të shpëtuar nga problemet familjare. Ai u përpoq të punonte si argëtues gjatë koncerteve në një garazh dhe shiste stilolapsa me bojë.

Eshtë e panevojshme të thuhet se në moshën 17-vjeçare, Johnny vështirë se mund ta mbante veten financiarisht dhe ishte larg emancipimit.

Për mendimin tim, nëna e tij e mohoi atë në një kohë kur ai pa dyshim kishte nevojë më së shumti për të. Nuk ka asnjë procesverbal gjyqësor që ai të jetë emancipuar ligjërisht.”

Depp i tha “Rolling Stone” në vitin 2018 se babai i tij, një inxhinier ndërtimi, mungonte në shtëpi dhe nëna e tij rriti atë dhe tre vëllezërit e motrat e tij. Por fëmijëria e tij ishte e trishtë.

Ai tha në funeralin e saj: “Mamaja ime ishte ndoshta qenia më e keqe njerëzore që kam takuar ndonjëherë në jetën time.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco