U gjet e vdekur në shtëpi/ Punonte si modele erotike dhe kërkonte s*ks 4-5 herë në javë

U gjet e vdekur në shtëpi/ Punonte si modele erotike dhe kërkonte s*ks 4-5 herë në javë

18:11, 21/11/2020
A+ Aa A-

Një grua që punonte si modele erotike në internet, është gjetur e vrarë në Alabama, SHBA.

Ndërkohë që detaje të reja kanë dal nga ngjarja e rëndë. Hetimet kanë gjetur gjurmët e gishtërinjve të bashkëshortit të saj, William Jeffrey West, 47 vjeç, në një shishe, të cilën dyshohet se e përdori për të marrë jetën e gruas së tij Kathleen Dawn West, një nënë 42-vjeçare.

Ajo njihej në internet si “Kitty Kat West” dhe punonte në faqet për të rritur.

West, i mbështetur nga familja e tij dhe ajo e gruas së ndjerë, thotë se nuk e ka vrarë Kat dhe argumenton se ajo vdiq aksidentalisht kur u rrëzua e përplasi kokën.

Raporti i autopsisë, tregonte se e ndjera kishte nivel të lartë alkooli në gjak, dhe mbrojtja e West argumenton nuk ka pasur tensione mes çiftit për imazhet e saj erotike në rrjet.

47 vjeçari shprehet se profesioni i gruas së tij nuk e shqetësonte, por ai thotë se ajo i kërkonte seks 4-5 herë në javë.

“Nuk jam aq seksual sa ç’ishte ajo. Unë jam i lumtur me veten time, ajo nuk e pëlqente këtë,” thotë i akuzuari, duke shtuar se nuk do ta lëndonte kurrë gruan e tij.

Gjithashtu u kontrolluan dhe mesazhet e dërguara mes tyre një muaj ose javë para se trupi i saj pjesërisht nudo të gjendej jashtë shtëpisë së çiftit në Calera. Në një mesazh dërguar vetëm tetë ditë para se të gjendej trupi i saj, Kathleen West i tha burrit të saj se ajo e dinte që ai nuk “donte të ishte me të”, por pretendoi se gënjeshtrat e tij po e dëmtonin më shumë.

Kat West i tha burrit të saj se ai ishte “duke hedhur poshtë 14 vjet martesë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco