‘Syhan’ pozon me vajzat e saj binjake pas kaq shumë kohësh

‘Syhan’ pozon me vajzat e saj binjake pas kaq shumë kohësh

08:18, 23/09/2020
A+ Aa A-

Aktorja turke Tuba Buyukustun është padyshim një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar dhe që u bë shumë e njohur me rolin e “Elifit” në serialin “Diamante dhe dashuri” dhe rolin e “Syhanit” në serialin “Xhesuri dhe e bukura”.

Në jetën reale aktorja është nënë e dy vajzave binjake, nga martesa me aktorin Onur Saylak.

Çifti janë ndarë, por vazhdojnë të kujdesen me shumë përkushtim për dy vajzat e tyre, Maya dhe Toprak.

Së fundmi Tuba ka postuar një foto me vajzat pas shumë kohësh që i mbante larg rrjeteve sociale.

“Kjo është dashuri e pastër. Kur tre zemra rrahin bashkë”-shkruan aktorja krah fotos ku shfaqet duke qeshur me të bijat të cilat janë rritur shumë dhe i janë bërë si shoqe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco