'Me fat që e kam në jetën time', Adrola Dushi flet pas lajmeve për lidhjen me Capital T

'Me fat që e kam në jetën time', Adrola Dushi flet pas lajmeve për lidhjen me Capital T

07:25, 22/09/2020
A+ Aa A-

Adrola Dushi dhe Capital T kanë qenë së fundmi shumë të komentuar pas lajmeve se dyshja janë në një lidhje.

Ishte foto e postuar nga Capital T ajo që nisi thashethemet, të cilat dyshja i mohuan. 

Mbrëmjen e djeshme, Adrola ishte e ftuar në emisionin "NIN", ku ka folur për herë të parë rreth këtyre lajmeve.

"Me Trimin jemi shumë shokë, shumë miq të mirë. Njihemi prej vitesh dhe e vlerësoj shumë si artist dhe si djalë dhe ndihem shumë mirë që e kam në jetën time", tha Adrola. Alaudin: Si shok?

Adrola: Si shok sigurisht.

Kur u pyet lidhur me pjesëmarrjen në videoklip, Adrola tha se kanë qenë duke dëgjuar këngët e reja së bashku dhe “C’est la vie” i ka pëlqyer shumë dhe kanë vendosur ta sjellin me videoklip.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco