VIDEO/ Ngriti këmbën para presidentit Macron, francezët irritohen me kryeministrin britanik

VIDEO/ Ngriti këmbën para presidentit Macron, francezët irritohen me kryeministrin britanik

21:33, 22/08/2019
A+ Aa A-

Kryeministri britanik, Boris Xhonson është bërë protagonist i një video, e cila është bërë virale në rrjet dhe po bën bujë anembanë botës.

Kjo për faktin se ai u filmua teksa ngrinte këmbën mbi tryezë gjatë një takimi me presidentin francez, Emanuel Makron, në pallatin Elysee në Paris.

Ky ishte një tak i shumëpritur nga të gjithë, pasi mendohej se do të vendoste për të ardhmen e BREXIT, por si përfundim duket se gjithçka u sfumua nga një gjest krejt i panevojshëm i kryeministrit britanik.

Komentuesit francezë por edhe britanikë e quajtën Xhonsonin të pasjellshëm dhe veprimin e tij “një turp për të gjithë vendin”.

Gjakrat duket se i ka qetësuar vetëm një video e publikuar pak më vonë që tregonte se dy udhëheqësit ishin duke bërë shaka me njëri-tjetrin, por Johnson ishte më shumë se sa thjeshtë i shkujdesur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco