FOTO që po bën xhiron në rrjet/ Kryetari i parlamentit ushqen beben e kolegut

FOTO që po bën xhiron në rrjet/ Kryetari i parlamentit ushqen beben e kolegut

13:00, 22/08/2019
A+ Aa A-

Në punë në parlament me foshnje.

Kjo ka ndodhur në parlamentin e Zelandës së Re ku deputeti i partisë Laburiste Tamati Coffey, ka marrë djalin e tij në seancën parlamentare pas mbarimit të lejës së lindjes.

Por ajo që tërhoqi  vëmëndjen ishte fotoja që  kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Trevor Mallard, publikoi në Twitter.

Ai shihet në foto teksa mban në krah të voglin dhe e ushqen më biberon ndërsa i ati ishte u ngrit për të mbajtur fjalim.

 Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Trevor Mallard shkroi krahas fotos :

‘Zakonisht kjo karrige përdoret vetëm nga presidentët, por sot kam një VIP këtu me mua’.

Fëmija është djali biologjik i Tim Smith, partnerit  të deputetit Coffey dhe ka ardhur në jetë nga një nënë surrogate që është mikeshë e çiftit.

 ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco