Dinastia KARDASHIAN gati e shkatërruar, por Jordyn Woods fiton me miliona dollarë dhe kur të mësojnë se do i sfidojë do ju vijë plasja!

Dinastia KARDASHIAN gati e shkatërruar, por Jordyn Woods fiton me miliona dollarë dhe kur të mësojnë se do i sfidojë do ju vijë plasja!

22:41, 02/07/2019

Pas skandalit të tradhëtisë së Khloe Kardashian, Jordyn Woods u shndërrua në personin më të diskutuar në rrjete sociale.

21-vjeçarja u cilësua si armikja e familjes Kardashian-Jenner dhe madje ajo u detyrua të largohej sa më parë prej tyre. Pavarësisht se në publik ka një urrejtje të madhe ndaj saj, duket se kjo situatë ka shërbyer në favor të Jordyn.

“The Sun” raporton se pas ngjarjes asaj i janë ofruar kontrata tepër të shtrenjta në aktrim dhe linja veshjesh dhe sot Jordyn numëron më shumë se 6 milionë dollarë në llogarinë e saj bankare. Madje thuhet se shumë televizione dhe kompani të mëdha po “luftojnë” që për emrin e saj dhe me siguri kjo shifër parash mund të dyfishohet në fund të këtij viti.

Një burim ka treguar për “The Sun” se pas gjithë kësaj qëndron mamaja e Jordyn, e cila është një menaxhere shumë e njohur në ‘Hollywood’.

“Elizabeth është një menaxhere shumë e fortë në botën e ‘Hollywood’ dhe ajo ka të gjitha lidhjet dhe njohuritë se si t’i kthej gjërat e këqija në pozitive dhe pikërisht këtë gjë po bën tani me vajzën e saj”, kanë treguara burimet.

Muajin e kaluar Jordyn zbuloi se do të niste punën në një komedi televizive në Amerikë dhe shumë shpejt pritet që ajo të shfaqet me një ‘reality shoe’ të sajin. Kujtojmë se më parë Jordyn Soods ndihmohej shumë nga familja Kardashian-Jenner, por tashmë ajo mund t’i sfidojë hapur ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco