FOTO/ Zbulohet zënka e madhe në mes të Kate dhe ish të dashurës së Princit William

FOTO/ Zbulohet zënka e madhe në mes të Kate dhe ish të dashurës së Princit William

22:06, 30/11/2018
A+ Aa A-

Edhe Princi William ka pasur histori të tjera të dashurisë përpara se të martohej me Kate Middleton në vitin 2011.

Gjatë kohës së universitetit ata janë ndarë dhe bashkuar disa herë. Katie Nichollas në librin e “The making of a Royal Romance”, ka treguar së fundmi takimin e Kate dhe William me ish të dashurën e princit, Carly Massy-Birch.

Carly dhe William kanë qenë së bashku, disa kohë përpara se princi të lidhej me Kate. Mirëpo, çfarë ka ndodhur në darkën mes Kate, William dhe ish të dashurës së tij?

Carley ka thënë “Unë nuk kam dalë asnjëherë me dy njerëz që ndodhen në këtë darkë”,duke e ditur mirë se William ishte i vetmi në tryezë që ishte lidhur me të dhe Kate.

Mirëpo, princi nuk e ka lënë pa një përgjigje. “Nuk mund ta besoj që e the këtë gjë”,- i ka thënë William.

Nuk dihet se si ka reaguar Kate, por me siguri nuk ka qenë shumë e lumtur. Kate dhe Massy-Birch kanë qenë shoqe fillimisht, por pas kësaj darke nuk kanë folur më me njëra-tjetrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco