VIDEO/ Çifti kroat dhe djali i tyre duke ecur rrugëve të Brukselit. Reagimi i belgëve është unikal!

VIDEO/ Çifti kroat dhe djali i tyre duke ecur rrugëve të Brukselit. Reagimi i belgëve është unikal!

21:54, 19/07/2018
A+ Aa A-

Do ta ndajmë me ju këtë video, të cilën e kam gjetur në internet.

Është një akt klasik nga belgët, të cilët i kushtojnë respekt një çifti kroat, të cilët po ecin nëpër rrugët e Brukselit me djalin e tyre.

Djaloshi mban të veshur bluzën me numër 10 të Luka Modriç dhe një flamur kroat.

Në momentin e parë që belgët i pikasën, menjëherë në të gjithë rrugën shpërtheu një duartrokitje e pandalshme, si për nderuar atë që Kroacia bëri në Botërorin 2018 në Rusi, ku shkoi në finale, duke fituar zemrat e mijëra njerëzve në të gjithë botën, edhe pse humbi trofeun kundër Francës. /SYRI.net/    

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco