Lidhja e tyre kthehet në telenovelë. Pasi Ronela e mohoi lidhjen, ja çfarë thotë Young Zerka

Lidhja e tyre kthehet në telenovelë. Pasi Ronela e mohoi lidhjen, ja çfarë thotë Young Zerka

23:55, 21/05/2018
A+ Aa A-

Prej kohësh në media vazhdon të aludohet, se dyshja e njohur e këngëtarëve Young Zerka dhe Ronela Hajati janë në një lidhje. Pavarësisht mohimeve të vazhdueshme faktet tregojnë të kundërtën, pasi dyshja shihen gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ditën e sotme këngëtari ishte i ftuar në emisionin ’Fun Day’ me Fatma Methasanin. Ajo i ka treguar një foto ku shihet Ronela në Santorini dhe një foto ku Zerka shfaqet me të njëjtën veshje që ka djali në syzet e Ronelës. Këngëtari u vendos në siklet dhe tregoi se nuk është ai, por Ronela ka qenë me shoqërinë e vetë në Santorini. Mirëpo moderatorja insistoi dhe i tha se dallohej qartë që djali në foto ishte ai dhe s’kishte pse ta mohonte.

“E di si është puna sa më shumë ta mohoni ju aq më shumë do luftojnë njerëzit që t’ju kapin mat”-, i ka thënë moderatorja.

“Ne do vazhdojmë ta mohojmë “ ,tha këngëtari duke qeshur.

“Po pse e mohoni”, e ka pyetur Fatma.

“Çdo gjë ka kohën e vetë” ka treguar këngëtari që më pas ka pohuar se mbase më vonë si dihet ata të dy mund të pranojnë diçka./revistawho

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco