Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Messi thyen rekordin e Maradonës, bëhet asistuesi më i mirë në historinë e Botërorit

Messi thyen rekordin e Maradonës, bëhet asistuesi më i mirë në historinë e Botërorit

21:22, 07/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lionel Messi ka vendosur një tjetër rekord historik në Kupën e Botës. Ylli argjentinas dha asistin për golin e Cristian Romeros në ndeshjen ndaj Egjiptit, duke kaluar legjendën Diego Maradona dhe duke u bërë lojtari me më shumë asiste në historinë e Botërorit.

Messi shërbeu për golin e parë të Argjentinës në fitoren dramatike 3-2 ndaj Egjiptit në fazën e 1/8-ave finales, duke regjistruar asistin e nëntë në karrierën e tij në Kupën e Botës. Ky numër e ngjit atë mbi Maradonën, i cili kishte dhënë tetë asiste gjatë paraqitjeve të tij në këtë kompeticion.

Ky ishte asistimi i parë i Messit në Botërorin 2026. Më herët, në edicionin e vitit 2022, ai kishte dhënë tri asistime ndaj Australisë, Holandës dhe Kroacisë. Në Botërorin 2018, kapiteni argjentinas regjistroi dy asiste, të dyja në humbjen ndaj Francës në fazën e 1/8-at e finales.

Gjithashtu, Messi kishte dhënë nga një asistim në tri Botërorët e mëparshëm ku mori pjesë: në vitin 2014, 2010 dhe 2006. Kjo e bën atë lojtarin e parë në histori që ka dhënë të paktën një asist në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

Përveç rekordit të asisteve, Messi vazhdon të mbajë edhe rekorde të tjera të mëdha në turneun më prestigjioz të futbollit. Në ndeshjen ndaj Egjiptit, ai shënoi edhe golin e barazimit në minutën e 83-të, duke shtuar më tej numrin e realizimeve të tij në Kupën e Botës.

 

Në moshën 39-vjeçare, kapiteni i Argjentinës vazhdon të shkruajë histori dhe të zgjerojë legjendën e tij në skenën botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco