Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Goditje e rëndë për Belgjikën, Amadou Onana këput ligamentin e gjurit

Goditje e rëndë për Belgjikën, Amadou Onana këput ligamentin e gjurit

19:42, 07/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Belgjika ka marrë një lajm shumë të keq pas kualifikimit në çerekfinalet e Botërorit 2026. Mesfushori Amadou Onana ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të pasëm të gjurit gjatë ndeshjes së fituar 4-1 ndaj Shteteve të Bashkuara.

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës së Belgjikës dhe ndër më të spikaturit e skuadrës së drejtuar nga Rudi Garcia në këtë Botëror, Onana u përpoq të vazhdonte lojën pas dëmtimit, por në fund u detyrua të dorëzohej për shkak të dhimbjeve dhe u zëvendësua.

Pas përfundimit të takimit, shokët e skuadrës i dedikuan fitoren mesfushorit belg, duke festuar me fanellën e tij me numrin 24.

Pavarësisht dëmtimit të rëndë, Onana nuk do të largohet nga grumbullimi i Belgjikës. Ai ka vendosur të qëndrojë pranë ekipit dhe të mbështesë shokët e skuadrës gjatë pjesës së mbetur të turneut, një veprim që konsiderohet dëshmi e unitetit dhe frymës së fortë që mbizotëron në kampin belg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco