VIDEO/ E pabesueshme! Ziko shënon golin e dytë për Egjiptin, tani as VAR-i s'mund të ndërhyjë

VIDEO/ E pabesueshme! Ziko shënon golin e dytë për Egjiptin, tani as VAR-i s'mund të ndërhyjë

19:26, 07/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Egjipti ka tronditur Argjentinën në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantës, duke kaluar në avantazh në minutën e 15-të të përballjes së vlefshme për fazën e 1/8-ave së finales së Botërorit 2026.

Mbrojtësi Yasser Ibrahim u shfaq vendimtar për përfaqësuesen afrikane, duke realizuar golin e parë të ndeshjes me një goditje të fuqishme me kokë pas një aksioni të mirë të skuadrës së tij.

Rezultati në këto momente është Argjentinë 0-1 Egjipt, me “Faraonët” që kanë surprizuar kampionët në fuqi dhe po kërkojnë një kualifikim historik drejt çerekfinaleve të Botërorit.

Argjentinë Egjipt 0-1

Goli i Yasser Ibrahim ka shtuar presionin mbi Lionel Messin dhe shokët e tij të skuadrës, të cilët duhet të reagojnë për të shmangur një eliminim të papritur në një nga fazat më të rëndësishme të turneut.

Argjentina ka humbur një mundësi të artë për të barazuar rezultatin ndaj Egjiptit. Në minutën e 21-të, Lionel Messi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, por ylli argjentinas nuk arriti të mposhtte portierin Mostafa Shobeir. Goditja e tij drejt këndit të poshtëm të djathtë u lexua në mënyrë perfekte nga gardiani egjiptian, i cili u hodh në kohën e duhur dhe neutralizoi tentativën.

Penalltia e humbur nga Messi

Kundërsulm vrastar nga Egjipti në minutën e 59-të, Ziko shënon, por pas rishikimit të pamjeve në VAR, arbitri François Letexier vendos të anulojë golin e Egjiptit për shkak të një faulli në ndërtimin e aksionit. Futbollistët egjiptianë mbeten të zhgënjyer nga ky vendim.

 


Egypt disallowed goal against Argentina
by
u/977x in
soccer

 

67' - Egjipti ka realizuar edhe golin e dytë ndaj Argjentinës, këtë herë në mënyrë të rregullt. Pas një kundërsulmi të shkëlqyer, Haissem Hassan shërbeu një pasim perfekt për Mostafa Ziko-n, i cili vrapoi drejt zonës dhe goditi menjëherë me të parën nga një distancë e afërt, duke e dërguar topin në rrjetë.

Goli i Ziko-s, 2-0

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco