Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, nuk e fshehu kënaqësinë pas fitores 1-0 ndaj Portugalisë në fazën e 1/8-ave të Botërorit 2026, duke e cilësuar këtë përballje si një “finale para finales”.
Spanja siguroi kualifikimin në çerekfinale falë golit të Mikel Merinos në minutën e 91-të, pas një ndeshjeje të luftuar deri në sekondat e fundit.
“Ishte vërtet një ndeshje fantastike, një finale para finales. Ashtu siç e prisnim, vuajtëm deri në momentin e fundit”, deklaroi De la Fuente pas takimit.
Trajneri spanjoll vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij, por theksoi se diferencën e bënë futbollistët që u aktivizuan nga stoli.
“Luajtëm një ndeshje shumë të kompletuar. Lojtarët më të rëndësishëm ishin ata që hynë nga stoli”, u shpreh ai.
Merino u fut në fushë në minutën e 85-të dhe vetëm pak çaste më vonë realizoi golin vendimtar, ndërsa Ferran Torres, gjithashtu i ardhur nga stoli, dha asistin për golin e fitores.
De la Fuente zbuloi edhe bisedën që pati me autorin e golit përpara aktivizimit.
“I thashë të luante si gjithmonë, të ndihmonte në mesfushë dhe të sulmonte. Donim t'i jepnim ekipit më shumë ritëm dhe kontributi i të gjithë lojtarëve ishte i shkëlqyer”, përfundoi tekniku spanjoll.
Pas këtij suksesi, Spanja është në çerekfinale të Botërorit 2026, ku do të përballet me Belgjikën për një vend në gjysmëfinale.
© SYRI.net