Brazili përballet me Japoninë (19:00), Ancelotti synon çerekfinalet e Botërorit

Brazili përballet me Japoninë (19:00), Ancelotti synon çerekfinalet e Botërorit

08:44, 29/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Faza me eliminim direkt e Kampionatit Botëror 2026 vazhdon me një tjetër përballje interesante, ku Brazili do të përballet me Japoninë në kërkim të një bilete për në çerekfinale. Kombëtarja e drejtuar nga Carlo Ancelotti vjen në këtë sfidë si fituese e grupit të saj dhe me moral të lartë pas dy fitoreve bindëse ndaj Haitit dhe Skocisë, që pasuan barazimin zhgënjyes në ndeshjen hapëse me Marokun.

‘Ylli’ i skuadrës mbetet Vinicius Junior, i cili ka udhëhequr repartin ofensiv me paraqitje të shkëlqyera, ndërsa Matheus Cunha dhe talenti i ri Rayan kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në sukseset e "Seleçaos".

Ancelotti pritet të besojë sërish te skema 4-3-3, me Casemiron dhe Lucas Paquetan në mesfushë, ndërsa Marquinhos dhe Gabriel do të formojnë çiftin e qendërmbrojtësve.

Megjithatë, Japonia nuk pritet të jetë një kundërshtar i lehtë. Aziatikët kanë treguar organizim të shkëlqyer dhe disiplinë taktike gjatë fazës së grupeve, duke rezistuar ndaj rivalëve të fortë dhe duke fituar me meritë vendin në fazën me eliminim direkt.

Me Kamadan dhe Iton në mbështetje të sulmuesit Ueda, Japonia synon të shkaktojë një tjetër surprizë.

Brazili mbetet favorit në letër, por faza me eliminim direkt nuk fal gabime. Fituesi i këtij dueli do të përballet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco