Kanadaja është skuadra e parë që siguron një vend në fazën e 1/16-at e finales së Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Afrikën e Jugut me rezultatin minimal 1-0 falë një goli dramatik në minutat shtesë.
Përballja në Los Anxhelos ishte e luftuar nga fillimi deri në fund, me kanadezët që kontrolluan lojën dhe krijuan rastet më të mira, por u përballën me një Ronwen Williams në formë të jashtëzakonshme.
Portieri i Afrikës së Jugut realizoi disa pritje vendimtare ndaj Jonathan David, Tanitoluwa Oluwaseyi dhe Tajon Buchanan, duke mbajtur ekipin e tij në lojë deri në fund.
Edhe në pjesën e dytë Kanadaja vazhdoi të ushtronte presion, ndërsa Afrika e Jugut u mbështet te kundërsulmet.
Oswin Appollis ishte pranë golit në disa raste, por Maxime Crépeau reagoi me siguri për të ruajtur portën e paprekur.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt kohës shtesë, erdhi momenti vendimtar.
Në minutën e 92-të, pas një topi të kthyer nga mbrojtja, Stephen Eustaquio goditi saktë nga jashtë zonës, duke mposhtur Ronwen Williams dhe duke i dhënë Kanadasë fitoren 1-0.
Afrika e Jugut u hodh në sulm në minutat e mbetura, por nuk arriti të krijojë rastin e barazimit, ndërsa arbitri Joao Pinheiro i dha fund takimit pas shtatë minutash shtesë.
Me këtë sukses, Kanadaja avancon në fazën e 1/16-ës së finales dhe vazhdon ëndrrën në Botërorin 2026, ndërsa aventura historike e Afrikës së Jugut përfundon me një eliminim të dhimbshëm në sekondat e fundit.
Goli i Kanadasë
© SYRI.net