Gara për golashënuesin më të mirë të Kupës së Botës 2026 po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa faza e grupeve po shkon drejt fundit. Në krye të renditjes vazhdon të jetë Lionel Mesi, i cili ka realizuar pesë gola në vetëm dy ndeshje, falë një ‘triplete’ dhe një ‘dopiete’ me fanellën e Argjentinës.
Megjithatë, ‘ylli’ argjentinas nuk e ka të sigurt vendin e parë, pasi pas tij renditen tre emra të mëdhenj të futbollit botëror. Kilian Mbape me Francën, Erling Haland me Norvegjinë dhe Vinicius Zhunior me Brazilin kanë shënuar nga katër gola secili dhe janë vetëm një realizim larg Mesit.
Në vendin e pestë, me nga tre gola, renditen Deniz Undav (Gjermania), Jonathan David (Kanadaja), Johan Manzambi (Zvicra), Ismael Saibari (Maroku), Matheus Cunha (Brazili) dhe Brian Brobey (Holanda).
Ndërkohë, plot 20 futbollistë kanë realizuar nga dy gola deri tani. Mes tyre spikasin emra të njohur si Hari Kejn, Kai Haverc, Kristiano Ronaldo, Mikel Ojarzabal, Kodi Gakpo, Daichi Kamada, Ajase Ueda, Ismaila Sar, Ruben Vargas, Nikolas Pepe dhe Ermin Mahmiç.
Lista e golashënuesve përfshin gjithashtu një numër të madh lojtarësh me nga një gol, mes të cilëve Lamin Jamal, Xhud Belingam, Mohamed Salah, Rafael Leao, Ousmane Dembele, Karim Alajbegoviq, Arda Gyler, Gonzalo Plata dhe shumë futbollistë të tjerë.
Me ndeshjet e mbetura të fazës së grupeve dhe më pas raundet me eliminim direkt, gara për “Këpucën e Artë” pritet të bëhet edhe më e fortë, ndërsa Mesi do të synojë të ruajë vendin e parë përballë konkurrencës së ashpër të rivalëve të tij.
© SYRI.net