Përballja epike Messi-Ronaldo që e pret e gjithë bota, ja si mund të ndodhë

Përballja epike Messi-Ronaldo që e pret e gjithë bota, ja si mund të ndodhë

17:35, 26/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kupa e Botës 2026 ka rikthyer në skenën e madhe dy emrat më të mëdhenj të futbollit modern: Lionel Mesi dhe Cristiano Ronaldo. Edhe pse në moshat 39 dhe 41 vjeç, të dy legjendat kanë treguar në ndeshjet e para të fazës së grupeve se ende mbeten vendimtarë për kombëtaret e tyre, duke ndezur sërish diskutimet për një përballje të fundit mes tyre në një Botëror.

Ideja më emocionuese për tifozët mbetet një duel i mundshëm në fazën me eliminim direkt, madje që në çerekfinale. Për këtë skenar duhet që disa kushte të rëndësishme të përmbushen në të dyja kampet: të Argjentinës dhe të Portugalisë.

Rruga e Argjentinës

Argjentina tashmë është në një pozicion shumë të favorshëm. Me pesë golat e Mesit, skuadra ka siguruar vendin e parë në grup dhe ndeshja e fundit nuk ka më peshë në renditje. Në fazën e 1/16-ve, kundërshtari i mundshëm do të jetë një nga ekipet e vendit të tretë në Grupin H, ku përfshihen emra si Uruguaji, Kepi i Gjelbër ose Arabia Saudite.

Në letër, Argjentina konsiderohet favorite, ndërsa në çerekfinale mund të përballet me ekipe si Australia, Irani apo madje edhe Belgjika, në varësi të zhvillimit të tabelës. Rruga duket relativisht e hapur për kampionët në fuqi, të cilët synojnë të shkojnë sa më larg pa pengesa të mëdha.

Rruga e Portugalisë

Ndryshe nga Argjentina, Portugalia ka një detyrë më të vështirë. Ajo duhet me patjetër të mposhtë Kolumbinë në ndeshjen e fundit për të siguruar vendin e parë në grup. Në të kundërtën, rrezikon të përfundojë në anën tjetër të tabelës, duke e bërë një përballje me Argjentinën të mundur vetëm në finale.

Në fazën e 1/16-ve, Portugalia mund të përballet menjëherë me kundërshtarë të fortë si Kroacia ose Gana, ndërsa në 1/8-at mund të ketë përballje me Zvicrën, Austrinë ose Algjerinë, varësisht nga zhvillimi i grupit.

Historia e përballjeve

Messi dhe Ronaldo janë përballur vetëm dy herë në ndeshje zyrtare miqësore. Në vitin 2011, Argjentina fitoi 2-1 në një duel ku të dy yjet shënuan, ndërsa në vitin 2014 Portugalia triumfoi 1-0 me një gol në fund të ndeshjes.

Një duel që po e pret e gjithë bota

Nëse të dy skuadrat kalojnë me sukses fazat e eliminimit direkt, Botërori 2026 mund të na dhurojë një tjetër kapitull historik të rivalitetit më të madh të futbollit modern. Një përballje Messi–Ronaldo në çerekfinale do të ishte jo vetëm një ngjarje sportive, por një moment që do të mbyllte një epokë të artë në historinë e futbollit botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco